Pyetje të shpeshta
Si paguaj?
Vetëm në dorëzim (Cash on Delivery): i paguan postierit kur ta marrësh pakon. Nuk kërkojmë kartelë dhe nuk paguan asgjë paraprakisht.
Sa kushton dërgesa dhe sa zgjat?
Dërgesa kushton 3€ dhe është falas për porosi mbi 100€. Dërgojmë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Në Kosovë zakonisht arrin për 1–3 ditë pune.
Çka ndodh pasi porosis?
Të telefonojmë për ta konfirmuar porosinë, pastaj e dërgojmë. Mbaje telefonin afër — pa konfirmim nuk e nisim pakon.
Si ta gjej numrin tim?
Të gjitha numrat janë sipas standardit evropian (EU), nga 36 deri 47.
- Vendos një letër në dysheme, afër murit.
- Qëndro me thembër te muri dhe shëno majën e gishtit më të gjatë.
- Mat me vizore nga muri deri te shenja, në centimetra.
- Gjeje numrin në tabelë. Nëse je mes dy numrave, merr më të madhin.
| Numri (EU) | Gjatësia e këmbës |
|---|---|
| 36 | rreth 22,5 cm |
| 37 | rreth 23 cm |
| 38 | rreth 24 cm |
| 39 | rreth 24,5 cm |
| 40 | rreth 25 cm |
| 41 | rreth 26 cm |
| 42 | rreth 26,5 cm |
| 43 | rreth 27 cm |
| 44 | rreth 28 cm |
| 45 | rreth 28,5 cm |
| 46 | rreth 29 cm |
| 47 | rreth 30 cm |
Masat janë të përafërta dhe ndryshojnë pak nga modeli te modeli.
Po nëse numri nuk më rri mirë?
E kthen brenda 2 ditësh nga dorëzimi, i papërdorur dhe me kutinë. Na shkruaj në Instagram dhe të udhëzojmë. Dërgesën e kthimit e paguan blerësi. Hollësitë janë te Kushtet.
A mund ta anuloj porosinë?
Po, para se të niset pakoja. Na e thuaj kur të telefonojmë për konfirmim, ose na shkruaj në Instagram me numrin e porosisë.
Si ju kontaktoj?
Në Instagram: @nextstyle_ks. Shkruaj numrin e porosisë nëse pyetja ka të bëjë me të.