Politika e Privatësisë

Përditësuar më 20 shtator 2026

Kush i përpunon të dhënat

Kontrolluesi i të dhënave është NextStyle, Prishtinë, Kosovë — nextstyleks@gmail.com. Të dhënat përpunohen sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.

Çfarë mbledhim dhe pse

  • Porosia: emër, mbiemër, telefon, email, adresë dërgese — për ta përpunuar, dërguar dhe konfirmuar porosinë me Cash on Delivery.
  • Shporta dhe wishlist-i: ruhen vetëm në shfletuesin tuaj (localStorage), jo në serverët tanë.

Cookies

Përdorim Meta Pixel (Facebook/Instagram) për të matur reklamat tona: kur vini nga një reklamë, Meta mëson cilat produkte shikuat, çka shtuat në shportë dhe nëse bëtë porosi (produktet dhe vlera, jo emri, telefoni apo adresa juaj). Për këtë Meta vendos cookies të veta në shfletuesin tuaj. Mund t'i bllokoni me cilësimet e shfletuesit ose te preferencat e reklamave në Facebook.

Shporta dhe wishlist-i ruhen vetëm në shfletuesin tuaj. Cookie-ja ns_session përdoret vetëm nga administratori i dyqanit për të hyrë në panelin e menaxhimit.

Pagesa

Ofrojmë vetëm pagesë Cash on Delivery. Nuk mbledhim, nuk shohim dhe nuk ruajmë asnjë të dhënë kartele bankare.

Me kë i ndajmë

Të dhënat e dërgesës (emër, telefon, adresë) i marrin vetëm shërbimi i postës/korrierit për ta dorëzuar porosinë. Nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt për marketing; Meta merr vetëm aktivitetin në faqe të përshkruar te Cookies.

Faqja, fotot dhe të dhënat e porosive ruhen te ofruesi ynë i hostimit, Netlify. Nëse porosia na njoftohet në telefon përmes Telegram-it, mesazhi përmban emrin, telefonin, adresën dhe produktet e porosisë. Këta ofrues i përpunojnë të dhënat vetëm për ta mbajtur dyqanin në punë.

Sa gjatë i ruajmë

Të dhënat e porosisë i ruajmë për aq kohë sa kërkohet për kontabilitet dhe garancinë e produktit, pastaj i fshijmë.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Na shkruani te nextstyleks@gmail.com dhe përgjigjemi brenda 15 ditësh. Keni gjithashtu të drejtë ankese pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës.